E diela e Ermalit, Amit dhe Joelit
Një familje e lumtur që po rritet… Kështu është familja e Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës. Çifti po jetojnë një periudhë të bukur në jetën e tyre, pasi së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.
Por teksa presin të bëhen prindër për herë të dytë, Ami dhe Ermali shijojnë prezencën e djalit të tyre, Joelit. Ai tashmë është rritur dhe me siguri do të kujdeset për motrën e tij.

Gjithsesi, kjo e diel në shtëpinë e çiftit të fasmshëm duket shumë e ngrohtë me një përqafim në divan.
Ermali sigurisht që nuk mund të qëndrojë në asnjë moment serioz, dhe shkruan bashkangjitur kësaj fotoje kaq të bukur “Gëzuar ditën e divanit”.