A është e rrezikshme që fëmijët të konsumojnë kafe?
Fëmijët janë të predispozuar për të bërë gjithçka që shohin nga prindërit e tyre, madje të përsërisin dhe gabimet e tyre. E njëjta gjë ndodh dhe me kafen. Prandaj duhet të tregoni kujdes në mënyrën se si e prezantoni atë në sytë e fëmijëve.
Çfarë thonë ekspertët për konsumimin e kafes nga fëmijët?
Patjetër që ata janë kundër konsumimit të kafes nga fëmijët pasi e dëmton shumë sistemin nervor të fëmijës. Kafeja bëhet shumë e dëmshme, kur merret në sasi të mëdha dhe vazhdimisht. Kjo vlen edhe për të rriturit, edhe për fëmijët, sepse përmbajtja e saj prej kafeine e bën atë një substancë të kategorizuar si stimuluese të veprimtarisë së trurit. Të rriturit dhe fëmijët mund të bëhen më të vëmendshëm dhe më energjik nga konsumimi i kafes në sasi të vogla, pasi ajo ka kapacitet të stimulojë sistemin nervor qëndror. Prandaj dita ditës mjekët ngrenë zërin për të sensibilizuar njerëzit të kenë kujdes me sasinë e kafes që konsumojnë. Sepse në rastet kur ky kufi kalohet ka një numër të madh efektesh anësore që kafeja mund të shfaqë. Duke filluar që nga nervozizmi, dhimbje koke, vështirësi për të fjetur, rritje të pulsit të zemrës apo e shtypjes së gjakut dhe trazim të barkut.
Për këtë arsye fëmijëve u kushtuhet një vëmendje më e madhe, pasi ata nuk janë në gjendje të kontrollojnë vetën për të mos kaluar këtë kufi. Përveç kësaj, fëmijët janë më të predispozuar për t’u prekur nga efektet anësore të kafes si pasojë e përbërjes së tyre biologjike. Ata janë akoma në fazën e zhvillimit dhe trupi i tyre nuk ka ndërtuar një imunitet të mirfilltë për t’u mbrojtur.
Pas së gjithash prindërit janë shumë të interesuar për të ditur sasinë e kafeinës që fëmijët janë të lejuar të konsumojnë brenda ditës, por sa më pak aq më mirë do të ishte. Fëmijët janë të lejuar të konsumojnë nga 30-35 miligramë kafeinë në ditë. Por duhet të dini që kafeina nuk gjendet vetëm tek kafeja, por edhe tek pijet e gazuara që ndonjëherë harroni t’i numëroni dhe i neglizhoni pa masë.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time