Vazhdojnë bluzat e personalizuara të vajzës së Eminës për bebin e vogël

Nuk kanë mbaruar bluzat me mbishkrime të vajzës së Emina Çunmulajt që flasin për ardhjen e një fëmije tjetër.  Shumë shpejt ajo do të jetë motra e madhe dhe këtë tregon mbishkrimi i bluzës në foton që ka postuar modelja. Të dyja të veshura me xhinse dhe lart me të bardha, Emina dhe Ella po pozojnë gjithë gëzim. Ndoshta fotot janë realizuara të gjitha në një ditë dhe modelja do na e zbulojë pak nga pak koleksionin e bluzave të vajzës, nëse ka ende, ose sapo gjejnë pak kohë, të dyja, si dy shoqe vrapojnë të vishen e të realizojnë një tjetër foto. Shikoni pak si i mban duart vajza…

Big Sister To Be 👼🏻

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Modelja shqiptare ndau me fansat gëzimin e pritjes së një tjetër fëmije, pak ditë më parë përmes një fotoje me bashkëshortin dhe vajzën. Ajo mbante një bluzë ku shkruhej me humor që një fëmijë po vinte. “Jam shumë e mirë. Mami dhe babi vendosën të bënin dhe një tjetër”, lexohej në bluzën e Ella-s. Ndërkohë barku i Eminës dhe shënimi në foto përforconte lajmin. “Familja jonë po rritet”, shkruante ajo. Dhe ne mezi po presim që dhe barku i saj në trupin e hollë të rritet dhe të shohim si do reagojë Ella, ajo vajza “cute”.

Our family is growing ❤️👶🏻

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Share With:
Translate »
850 Views