Si të rrisni një fëmijë të edukuar dhe të mirë disiplinuar
Ëndrra e çdo prindi është që fëmija i tij të jetë shembullor dhe të gëzojë të gjitha cilësitë e mira. Por për ta bërë këtë duhet të filloni ta edukoni atë që në vogëli. Fëmijët të cilët thonë që janë të zotët të bëjnë gjithçka vetëm dhe të arrijnë gjithçka janë më të predispozuar për të qenë më egoistë në të ardhmen, ndërsa ata fëmijë që mendojnë që mund të arrijnë gjithçka duke u përpjekur shumë janë ata fëmijë që do të arrijnë më shumë sukses në të ardhmen. Për të rritur kështu lloji fëmijësh duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm me mynyrën si silleni me ta. Ja çfarë duhet të bëni:
1. Jepini gjithmonë një arsye për gjërat që ndodhin në jetë. Fëmijët duhet të dinë se çdo veprim i tyre e ka një arsye ashtu siç ka dhe një pasojë.
2. Shpërblejeni fëmijën tuaj. Sa herë që fëmijët bëjnë diçka që ja vlen për t’u vlerësuar sado e vogël qoftë ajo duhet ta shpërbleni për këtë. Në këtë mënyrë fëmijët vazhdojnë të veprojnë në këtë mënyrë për t’u shpërblyer vazhdimisht.
3. Bëhuni shembull për ta. Ju jeni burimi i edukatës së fëmijës suaj, pra nëse ju jeni njerëz të denjë për vete atëherë të jeni të sigurt që dhe fëmija do të jetë po ashtu.
4. Mësoini fëmijët me pasojat e gabimeve. Nëse fëmijët i bëjnë gjërat në mënyrën e gabuar mos nxitoni për t’i ngushëlluar ata, por duhet t’i lini ata të përballen me pasojat e gabimeve të tyre.
5. Lërini vetë fëmijët të marrin vendime. Fëmijët duhet të ndihen të pavarur dhe të kenë mundësinë të veprojnë duke menduar vetë sapo ata të jenë aq të rritur saqë të arrijnë të kuptojnë.
6. Inkurajoini fëmijës ndjenjën e mosdorëzimit. Fëmijët duhet të provojnë pafund për të arritur atë që dëshirojnë sepse asgjë nuk është e pamundur. Por jeni ju ata që duhet t’ia impononi vazhdimisht këtë fëmiëjve.
7. Imponojeni fëmijët të tregohet i duruar. Vetëm në këtë mënyrë ai do të mund të arrijë qëllimet e tij. Të tregohet i duruar e bën atë një njeri më të mirë dhe të denjë për të ardhmen.
8. Mësojeni fëmijën të komunikojë me gjuhën e trupit. Ndonjëherë është shumë e rëndësishme që fëmija të jetë i aftë të komunikojë me anë të gjuhës së trupit. Kjo gjë e ndihmon atë të dalë nga situata të ndyshme dhe të kuptohet me të tjerët pa qenë nevoja që të flasin. Me anë të kësaj ai arrin të kuptojë se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë për mënyrën si ai vepron, duke u mbështetur tek mimika e fytyrës.
9. Gëzojuni çdo arritjeje sado të vogël të fëmijës suaj bashkë me të. Është mirë që fëmijët të kuptojnë se çdo arritje sado e vogël për të është shumë e rëndësishme dhe do të thotë shumë për të ardhmen e tyre.
Fëmijët do të gabojnë ndonjëherë dhe nuk do të veprojnë gjithnjë ashtu siç ju dëshironi, por nuk duhet të kujtoni që në fund të fundit ata janë fëmijë dhe nuk ka se si të jenë perfekt, por rëndësi ka që ai të nxjerrë mësim pas gjithë kësaj. Duke u mbështetur në këto hapa që përmenda më lart do të jeni në gjendje të rrisni një fëmijë të mirë edukuar dhe të disiplinuar.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.