Provat Magjike ku këngëtarët kanë marrë me vete fëmijët

Kënga Magjike nis sot me natën e parë në Pallatin e Kongreseve. Pjesëmarrës në këtë Festival janë shumë nga artistët e njohur bashkë me këngëtarë të rinj që do të sjellin larmi zërash dhe emocionesh në skenë. Të gjithë janë duke ndjekur provat, por disa prej tyre nuk janë ndarë nga fëmijët.

Shohim Kastro Zizon i cili është së bashku me djalin e tij.

Nuk mund të mungonte Fernando, që tashmë e ka mësuar përmendësh, këngën e mamasë së tij “Hajmali”.

Sigurisht aty është dhe Anna Gjebrea, e cila këtë festival do të këndojë me të atin, që i kthehet pas shumë kohësh të kënduarit, duke sjellë një duet të ri.

Share With:
Translate »
988 Views