Lindita Nikolla bën gjestin prekës për familjet e përmbytura
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka mbledhur sot në një takim drejtorët e shkollave të vendit për të diskutuar pas situatës së krijuar nga përmbytjet.
Pasi tha se do të ofrojë pagën e saj në ndihmë të familjeve të përmbytura, ministrja e Arsimit ka njoftuar edhe ngritjen e grupit të punës për koordinimin e ndihmave që do të mblidhen nga çdo shkollë dhe çdo mësues. Nikolla tha se ky është momenti që kërkohet të ketë sa më shumë bashkëpunim dhe solidaritet për të ndihmuar familjet në nevojë. Duhet të vijojmë me kontribute për zonat që pësuan përmbytjet. Ministria ka vënë në dispozicion dy numra llogarie ku do të derdhen dhe kontributet financiare në ndihmë të shkollave që janë dëmtuar nga përmbytjet.