E bija feston 1-vjetorin, Aurela na zbulon një sekret nga nata që ajo lindi

Pak ditë më parë Aurela Gaçe bëri një dedikim mjaft të ndjerë për të bijën në prag të 1-vjetorit të saj, duke na zbuluar disa detaje të shtatzanisë që nuk i kishim ditur. Aurela kishte pasur një shtatzani të vështirë e të dhimbshme por në fund të gjitha sakrificat ia vlejtën kur mbajti në krahë mrekulline e saj Abigail. Pikërisht sot një vit më parë! Ndërsa i ka uruar të bijës ditëlindjen, ajo na ka zbuluar një fragment nga Libri i Bebes, që tregon se ditëlindja përkon me Këngën Magjike dhe ardhja e saj në jetë, e pengoi mamin e babin të ishin pjesëmarrës! Në fakt ky do të jetë një kujtim i bukur për vogëlushen Abigail, pasi i hoqi të ëmës një trofe të sigurt nga duart atë natë, por i dha vetën e saj, diçka akoma edhe më çmuar në jetën e Aurelës. Edhe 100 vogëlushja Abigail Isabel! /Kids’Time/

Share With:
Translate »
815 Views