Për kë shkojnë votat e vajzës së Aurela Gaçes tek Kënga Magjike?

Kënga Magjike është kryefjala e kësaj jave për këngëtarët shqiptarë. Edhe këtë vit formula e zgjedhjes së fituesit është e njëjtë, nëpërmjet votave të këngëtarëve pjesëmarrës për kolegët e tyre. Edhe pse kur përmendet fituesi i festivalit Kënga Magjike na vjen në mendje Aurela Gaçe, këtë vit jemi të qetë. Por megjithatë ajo ka preferencat e saj dhe sidomos vajza e madhe, Grace.

Ajo sot ka shoqëruar mamin në Pallatin e Kongreseve për të ndjekur nga afër festivalin. Por nëse do kishte mundësi të votonte, Grace do t’i jepte pikët maksimale Valon Shehut, xhaxhin John Van Ride dhe Klejti Mahmutaj meqë është edhe vëllai i xhaxheshës. Urojmë që të paktën preferencat e Grace të fitojnë nga një çmim si për ta përkëdhelur të voglën. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
826 Views