Anna Gjebrea është stërvitur mirë për të mbajtur sekretin, por diçka tha për finalen e Këngës Magjike
“Për ty” është kënga e re që mezi po e presin të gjithë nga Ardit Gjebrea dhe vajza e tij. Ky është lajmi i mësuar prej disa ditësh tashmë, pasi vetë producenti i njohur postoi në Instagramin e tij një foto me Darko Dimitrov bashkë me statusin se ai dhe Anna do të këndojnë bashkë. Kush tjetër më shumë se e bija mund ta rikthente Arditin si këngëtar? Natyrisht, edhe lutjeve disavjeçare të publikut që adhuron muzikën e tij, u erdhi koha të kristalizoheshin.
Por vazhdon të mbetet surprizë ajo çka do të sjellin në Këngën Magjike atë e bijë, që, me siguri, do të çojnë peshë zemrat e të gjithëve. Sepse as Anna nuk flet e nuk zbulon asgjë.
Në një instert të përgatitur nga programi i pasdites “Rudina” në prapaskenat e Këngës Magjike, në netët gjysmëfinale të Këngës Magjike, mikrofoni ka kapur edhe Annën e vogël, e cila është gjithmonë aty, pas babit, duke u bërë gati edhe ajo për surprizën e finales.

Pasi pyetet nëse edhe ajo ka një surprizë për finale, Anna konfirmon, por kurrsesi nuk zbulon çfarë do të ndodhë: “Është surprizë…” – thotë me të qeshur. Pyetjes nëse edhe asaj i pëlqen të këndojë në këtë festival, artistja e vogël Gjebrea i përgjigjet me “Po”, por kurrsesi pyetjes vijuese a do të këndojë: “Le të mbetet surprizë dhe ta zbulojnë vetë njerëzit” – ia pret shkurt ajo gazetares pa lënë asnjë hapësirë për të mësuar më tepër.

Ç’paska qenë dhe kjo Anna… Gjithsesi, ne e dimë që Arditi dhe Anna do të këndojnë bashkë një këngë që, me siguri, i kushtohet asaj – pikës së dobët të tij. /RC