Albani dhe Fernando në prapaskenë për të mbështetur Çiljetën

Çiljeta Xhilaga është një nga konkurrentet e “Kënga Magjike” këtë vit.  Sot ajo do të performojë në skenën e Pallatit të Kongreseve këngën “Hajmali” e cila është një dedikim ndaj dashurisë. Këngëtarja e njohur e ka pranuar tashmë që është e dashuruar dhe e lumtur.

Mediat prej kohësh shkruajnë për lidhjen e saj me alban Hoxhën, portierin e Partizanit edhe pse asnjë prej tyre nuk e ka pranuar publikisht. Padiskutim që mbështetjen më të madhe në netët e Kënga Magjike, Çiljeta e ka marrë nga personat më të afërt të saj.

Në këtë rast, dy burrat më të rëndësishëm të jetës së saj, Albani dhe djali i saj Fernando e kanë ndjekur gjatë provave sipas fotove që ka publikuar “Panorama”. Padiskutim që prezenca e tyre i ka dhënë më shumë vetbesim këngëtares e cila sot besojmë se do të bëjë të sajën një nga kupat e festivalit.

Share With:
Translate »
941 Views