Shokët imagjinarë tek fëmijët, një pjesë shumë e rëndësishme e formimit mendor

Shokët imagjinarë janë një pjesë shumë e rëndsishme e fëmijërisë, po aq sa dhe të zakonshëm. Fëmijët në këto raste përdorin fantazinë e tyre për të krijuar një mik virtual, me të cilët flasin apo dhe luajnë. Pra kur të dëgjoni që fëmija juaj bisedon me dikë që nuk ekziston në të vërtetë, atëherë mos u shqetësoni sepse fëmija juaj po kalon në një fazë që do ta ndihmojë shumë të zhvillohet. Dhe ja pse…

  1. Miqtë imagjinarë thonë githmonë atë çka fëmija do të dëgjojë. Prandaj ata i krijojnë këto shokë, për të dalë fitimtarë në çdo lojë, për të qenë më të zgjuarit dhe të shpejtit.
  2. Kur vjen puna tek idhujt apo dëshirat, fëmijët fillojnë të imagjinojnë për të krijuar idenë e të pasurit të tyre. Ata imagjinojnë sikur kanë një kafshë shtëpiake apo komunikojnë me idhujt e tyre.
  3. Ndonjëherë është vetmia ajo që i shtyn fëmijët të kenë një mik imagjinarë. Kjo ndodh me qëllim që fëmija të ketë se me kë të flasë, të gëzojë apo të luajë për të mos u ndier i vetmuar.
  4. Me anë të këtyre miqve fëmijët arrinë të thonë gjëra që nuk mundnin t’i shprehnin më parë. Por tani supozohet sikur këto fjalë kanë dalë nga goja e mikut të tij.
  5. Prindërit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm për ta mbajtur sekret këtë çështje. Pasi ky mik imagjinar i përket vetëm fëmijës së tyre.
  6. Një shok imagjinar është i njëjtë me një shok real. Pra kur fëmijët shoqërohen me ta fillojnë të bëhem më social dhe të paturpshëm.
  7. Ndonjëherë këta shokë imagjinarë janë njerëzit e çmuar të cilët fëmija juaj mund të ketë humbur. Në pamundësi për t’i rikthyer përsëri ata imagjinojnë sikur i kanë pranë.
  8. Ka shumë raste kur fëmijët i përdorin këto shokë imagjinarë për të mbuluar gabimet e tyre. Duke u thënë prindëve që gabimin e bëri miku i tyre dhe jo ata. Edhe pse prindërit e kuptojnë këtë, nuk është aspak mirë që fëmija të mësohet duke gënjyer.
  9. Prindër, duhet të dini që kjo gjë është një avantazh shumë i madh për ju. Duhet ta mësoni fëmijën të konkurojë me mikun e tij për të mbaruar pjatën i pari apo kush vishet më shpejt. Është e rëndësishme të dini që nuk është nevoja që fëmija juaj të dalë gjithnjë fitues. Ai duhet ta kuptojë që dhe humbja është pjesë e jetës.

Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.

 

Share With:
Translate »
1103 Views