Ëndrrat gjatë shtatzanisë, a ka diçka për tu shqetësuar?
Shpesh herë ju shqetëson shumë fakti që po përjetoni ëndrra të shpeshta gjatë shtatëzanisë dhe kjo ju bën të mendoni nëse ka diçka për t’u shqetësuar rreth tyre. Epo duhet të dini që ëndrrat janë shumë të zakonshme gjatë shtatëzanisë. Kjo vjen si pasojë e çrregullimeve hormonale gjatë shtatëzanisë. Këto ëndrra që përjetoni gjatë kësaj periudhe janë më të gjata se ato të zakonshmet dhe më duhet të shtoj që janë akoma më interesante
Çfarë shohin zakonisht gratë shtatzëna në ëndërr?
Gratë në shumicën e rasteve ëndërrojnë për ardhjen e ëmbël të foshnjes, emrin e tij, pamjen etj. Por kjo nuk do të thotë që këto ëndrra janë gjithmonë të këndshme. Ndjenja e ankthit dhe frikës shtohet shumë gjatë shtatëzanisë dhe si pasojë e kësaj kjo gjë pasqyrohet edhe tek ëndrrat. Në rastet kur do të përjetoni një ëndërr të tillë, nuk duhet të krijoni aspak panik, sepse në këtë mënyrë ju luftoni frikën brenda vetes suaj.
Çfarë domethënie kanë ëndrrat e ndyshme?
Kur shihni shpesh ëndrra me fëmijën tuaj, ku nuk dini si ta ushqeni, si ta vishni, si të kujdeseni për të etj, kjo do të thotë që ju shqetësoheni shumë për mënyrën si do të kujdeseni për fëmijën tuaj dhe në qoftë se do të jeni një nënë e mirë.
Ëndrrat kur shihni veten duke rënë nga diku, të humbur në errësirë apo sikur humbisni fëmijën do të lidhen me frikën që keni krijuar për humbjen e lirisë pasi të lindni fëmijën.
Janë të shpeshta edhe ëndrrat kur mendoni që ardhja e fëmijës në jetë do të ndikojë shumë në lidhjen tuaj martesore. Por mos u shqetësoni, sepse siç e përmenda dhe më parë e gjitha kjo ka të bëjë me çrregullimet hormonale.
A duhet të shqetësohemi kur shohim ëndrra rreth lindjes?
Ëndrrat e këqija në lidhje me lindjen, janë të shpeshta tek nënat e ardhshme dhe është normale të ndjeni shqetësime sepse lindja është plotësisht e panjohur për ju. Nuk k anevojë për panik në rastet kur këto ëndrra i përjetoni një apo dy herë, por kjo gjë vazhdon të bëhet serioze kur ju keni filluar t’i shihni këto ëndrra vazhdimisht. Atëherë është koha e duhur për t’u konsultuar me doktorin.
Ëndrrat në tremujorin e parë
Në shtatzaninë e hershme nënat zakonisht ëndërrojnë për disa gjëra nga e kaluara, shtëpinë e prindërve, lidhjet e mëparshme. Në këtë mënyrë mundohen të pastrohen nga disa gjëra të së kaluarës.
Ëndrrat në tremujorin e dytë
Gjatë mesit të shtatëzanisë, gruaja fillon të bëhet e vetëdijshme për beben të cilën mbart. Në këtë periudhë janë më të shpeshta ëndrrat me tema si uji dhe kafshët. Gjithashtu, kjo është faza kur shqetësoheni më shumë për faktin nëse do të jeni një nënë e mirë, prandaj dhe shpesh ëndërroni sikur e keni humbur foshnjen apo që diçka nuk shkon mirë me të.
Ëndrrat në tremujorin e tretë
Gjatë muajve të fundit të shtatëzanisë, nënat vazhdojnë të ëndërrojnë për çastin e lindjes dhe ka raste kur e projektojnë të gjithë skenën e lindjes në ëndërr. Kjo është diçka shumë e mirë pasi e parapërgatit nënën, por në të njëjtën kohë i shkakton shumë ankth asaj.
Disa këshilla si të shihni ëndrra të bukura gjatë natës
Mundohuni që të relaksoheni kur të shkoni në krevat, shtrihuni, bëni ushtrimet e frymëmarrjes të cilat ju ndihmojnë të pastroni trurin nga brengat dhe frika. Këto hapa të thjeshtë ju ndihmojnë të shmangni ëndrrat e këqija gjatë shtatëzanisë. Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.