Dhurata e përjetshme që Bora Zemani i bëri të birit për ditëlindje
Dje i biri i saj, Arbori festoi tre vjetorin e lindjes. Një datë e veçantë për bukuroshen shqiptare, që i dha emrin nënë. Ndërsa nuk mungoi urimi traditë në rrjetet sociale, fotot dhe videot nga festa, sot Bora Zemani, na tregoi dhuratën e shtrenjtë që i bëri të birit me këtë rast. Bora ka gdhendur në trupin e saj në formë tatuazhi dy flokë bore, që i dedikohen emrit të saj dhe të të birit. “Kur ben tatto dedikuar Arborit dhe ai e kupton pa ja shpjeguar fare. Dy floke bore per Boren dhe Borin. Ps:Kuptimi i emrit Arbor eshte- bore e arte. 12/12/2014” ka shkruar Bora krah postimit. Ndiqni videon më poshtë sa gëzon i vogli. /Kids’Time/