Bleona zbulon arsyen e martesës së papritur të Angela Martinit
Dasma e papritur e Angela Martinit, pas fotove që ajo vetë postoi në Instagramin e saj, ngriti dyshime në rrjet. Meqenëse modelja nuk kishte dhënë asnjë sinjal për vendimin e rëndësishëm të jetës dhe as organizoi një ceremoni të madhe siç mund të mendonin të gjithë, aludimet se mund të jetë në pritje të ëmbël ishin të justifikueshme. Zgjedhja “e çmendur”, siç e quajti vetë Angela vendimin e saj dhe të partnerit rumun Dragos Savulescu, ishte e rrufeshme, megjithatë nuk la pa mbledhur miqtë e ngushtë, një prej të cilëve është edhe Bleona. Në ceremoninë e organizuar dy net më parë në Las Vegas ka qenë e pranishme edhe Bleona, e cila sot ka postuar disa foto në Instagramin e saj për të uruar Angelën. Si shoqëruese e Angelës në ceremoninë e dasmës, Bleona shprehet e lumtur që ka qenë pjesë e kësaj dite të lumtur. Por mes fotove, ajo shkruan që hapi i ardhshëm pas martesës është bebi. Nuk dihet nëse, e thënë nga Bleona, ky urim është tipik shqiptar apo është një sinjal që këngëtarja e dha para vetë modeles. Po vjen një bebe së shpejti?