Gjithçka që duhet të dini për përdorimin e kërpudhave gjatë shtatzanisë

Padyshim që kërpudhat janë shumë të shijshme dhe të shëndetshme për të gjithë. Prandaj njerëz të ndyshëm zgjedhin mënyra të ndyshme për t’i konsumuar ato. Disa i parapëlqejnë kërpudhat në supën e tyre, disa të tjerë në pica apo të shoqëruara me ushqime pikante. Do të ishte shumë mirë që këto kërpudha të ishin të freskëta dhe bio. Por a është e rekomandueshme që kërpudht të konsumohen gjatë shtatzanisë. Sigurisht që po. Nëse jeni një nënë shtatzanë dhe i pëlqeni shumë kërpudhat, nuk ka asnjë mundësi që dikush të thotë që ato janë të dëmshme. Kërpudhat janë shumë të ushqyeshme si për ju ashtu dhe për fëmijën e vogël që po sillni në jetë.

Si duhet ti konsumojnë kërpudhat?

Në fakt kërpudhat mund të gatuhen dhe të shoqërohen me gjithçka që dëshironi, por do të ishte mirë që të evidentonit konsumimin e kërpudhave të skuqura me vaj. Ato janë shumë të dëmshme për organizmin. Nëse jeni tip që parapëlqeni ti zgjidhni vetë gjërat që konsumoni, duhet të tregoni shumë kujdes me kërpudhat helmuese. Ato mund të shkaktojnë një fund fatal.

Qëndroni larg kërpudhave “magjike”

Kërpudhat magjike janë një lloji kërpudhash helmuese të cilat përmbajnë një lëndë e cila dëmton aktivitetin e trurit dhe ndalon zhvillimin e fetusit. Doktorët janë plotësisht kundra kësaj kërpudhe sepse ndikon dhe në qumështin e gjirit të nënës. Ka disa lloje kërpudhash shumë të ushqyeshme që quhen kërpudha këpushore të cilat përdoren gjerësisht në kuzhinë dhe janë pjesë e pandashme e shumë dietave. Këto kërpudha kanë formën e një çadre të fryrë të bardhë. Ka sipërfaqe të lëmuar dhe madhësinë e grushtit. Këto kërpudha janë të sigurta për shëndetin dhe nuk përbëjnë asnjë lloji problem edhe nëse konsumohen gjatë shtatzanisë. Një tjetër arsye pse gratë shtatzëna duhet patjetër të konsumojnë kërpudha është se ato janë shumë të pasura në proteina dhe minerale, elementët bazë të ndërtimit të një diete.

Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.

Share With:
Translate »
984 Views