Deklarata e dashurisë së Vin Velit në turqisht nuk ishte për Borën, por për këtë person

“Seni cok seviyorum” (të dua shumë) ishte një deklaratë dashurie që Dj Vini shkroi në profilin e tij dhe kaq u desh që lajmi për një dashuri të re të merrte dhenë. Kujt tjetër përveç të birit Vini do t’ia thoshte këtë deklaratë publike pak kohë pas ndarjes nga Bora dhe në ditën e tij më të rëndësishme si ajo e ditëlindjes?

Po pse në turqisht? Nga studio e Rudinës, Vini sot ka rrëfyer se lidhja me Turqinë qenka më e fortë. Ajo nis që me emrin e tij, Artvin. I ati e ka pasur pikë të dobët Turqinë dhe kur lindi Vini, ai vendosi ta quajë Artvin – ashtu si qyteti përrallor në Turqinë Verilindore, rreth 30 km larg Detit të Zi. (Artvin është i vendosur në një kodër me pamje nga lumi Çoruh, pranë Deriner.)

Kjo debulesë e të atit të Vinit, u trashëgua edhe tek ai, ndaj sot, megjithëse nuk e njeh gjuhën turke, është gjithmonë i interesuar për çka ndodh atje. Emri që trashëgon nga krahina me bukuri të jashtëzakonshme natyrore e ka bërë Vinin ta gjejë veten, ndoshta me pak shpirt oriental. Kjo ishte edhe e vërteta pse e shkroi atë deklaratë në turqisht: “Unë nuk e njoh gjuhën turke, për atë status më ndihmoi një shok. Më pëlqeu shumë mënyra se si thuhej në turqisht.”

Pasi zbuloi sekretin e emrit të tij, Vini tha se edhe Arbori, djali i tij dhe Bora Zemanit erdhi si bashkim i emrave të prindërve: “Arbori e ka marrë emrin nga bashkimi i emrave Art dhe Bora.”

Vogëlushi, i cili ka marrë tiparet më të bukura të dy prindërve, ka trashëguar edhe natyrat e të dyve. Ndaj, për momentin, Vini e ka të vështirë të kuptojë se ku do të jetë më shumë i prirur Arbori, nga Arti apo nga Bora. Po për Turqinë do të ketë edhe ai të njëjtin interes si i ati?

Share With:
Translate »
1039 Views