Urimet e Besa dhe Bora Kokëdhimës për të motrën zbulojnë ca të fshehta
Një këngëtare, një stiliste, një juriste dhe dy poete…këto janë vajzat e Koço Kokëdhimës sot dhe pse janë vetëm tri.
E dimë që ju duket e pamundur, por zgjidhja nuk qëndron te numrat, por te dashuria. Në ditën e lindjes së motrës së tyre të vogël, Bora dhe Besa kanë shkruar fjalë shumë të ngrohta duke i treguar Erës sa e rëndësishme është për to dhe sa bekim është në familjen e tyre.
E nisi Bora, e cila tregoi që veçse linja veshjesh di të krijojë dhe urime shumë të bukura dhe e vazhdoi Besa. Njëra zgjodhi një foto brune të Erës, tjetra bionde, por gjithmonë në qendër ishte Era!
Motra e dytë, teksa rendiste gjithë të mirat që meritonte, përmendi dhe një burrë të përsosur…
“Meriton per ty, te prodhoj nje burre ne laborator qe as te mos gerhas..meriton nje bote ku ambicia, dhuna e meskiniteti njerezor, te jene dekor per tualete.. meriton qe bari te jete i gjelber edhe ne Dhjetor, dhe qe pemet ne vend te frutave, te kene kokrra diamanti; se je diamanti im”, shkruan Bora mes të tjerash…
Në të vërtetë Era nuk është vetëm diamant. Është diamante dhe dashuri…”Shëndet, lumturi e dashuri se ti je dashuri”, e mbyll Besa urimin e saj.
Veç dashurisë së fortë, nga këto urime zbulojmë dhe që Era nuk duhet ta ketë gjetur ende burrin e ëndrrave, përndryshe e motra nuk do uronte t’ia zëvendësonte me një më të mirë.
Besa bashkëjeton prej vitesh me të dashurin e saj baterist, ndërkohë që Bora është fejuar para pak kohësh. Me sa duket, të gjithë e kanë mendjen te vajza e vogël tashmë.
Nuk kanë zbuluar vetëm këtë sekret nga jeta private e familjes së tyre.

Besa, ka publikuar sot një foto të vjetër ku Era ishte ende fëmijë dhe shumë e bukur, ndërkohë motra e saj e madhe kishte nisur të merrte pamjen elegante që ka dhe sot.
Ditëlindjet gjithmonë zbulojnë sekrete… /RC