Modelja e famshme sapo konfirmoi shtatzaninë e dytë
Candice Swanepoel ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së dytë. Të premten, ylli i “Victoria’s Secret” ka përdorur llogarinë e saj të Instagramit për të zbuluar këtë lajm special.
Bukuroshja është gjithashtu nënë e një djali, Anaca, me të fejuarin Hermann Nicoli 35-vjeç, të cilin e solli në jetë tetorin e kaluar.
“Krishtlindjet erdhën më herët”, ka shkruar bashkangjitur fotos së postuar në Instagram modelja bjonde.
Në foton e publikuar, 29-vjeçarja shihet teksa përkëdhel barkun e rrumbullakët, i cili tregon se ajo është disa muajshe shtatzënë.
