Ambasadori Lu zbulon ëndrrën e madhe të fëmijërisë
Ai është amerikani më i rëndësishëm në Shqipëri, duke mbajtur pozicionin e ambasadorit të SHBA, por në fëmijërinë e tij ka pasur një ëndërr krejt tjetër.
Ambasadori amerikan Donald Lu, ka zbuluar se çfarë ëndërronte të bëhej kur ishte fëmijë.
Gjatë një takimi me një grup nxënësish të një shkolle fillore gjatë programit “Meet America”, ai zbuloi ëndrrën e mbetur në sirtar.
“Kur isha në moshën tuaj, unë doja të bëhesha astronaut. Kjo ishte ëndrra ime”, u tha ambasadori Lu, nxënësve.
Megjithatë pas karrierës së tij si diplomat, nuk dihet nëse Lu e ka ende peng këtë dëshirë.