Vajza e vogël e këngëtarit shqiptar sjell një duet, e kanë krijuar me dashuri prindërit e saj të ndarë

Talenti trashëgohet dhe këtë e kemi parë disa herë dhe në artin shqiptar. Disa fëmijë artistësh janë shfaqur që në moshë të vogël në skenë.

E njëjta gjë po ndodh dhe me vajzën e këngëtarit të njohur nga Kosova, Blero. Tara sapo ka dalë me një klip të ri, duet me mikeshën e saj, Elisa.

E veçanta e kësaj kënge, veçse na sjell talentin e dy vogëlusheve, është dashuria që ndodhet në të. “Shoqe kallamoqe” është krijuar nga prindërit e ndarë të Tarës, Blero dhe Teuta Krasniqi, duke qenë kështu një projekt i mbushur me shumë dashuri.

Blero ka krijuar muzikën së bashku me Prygo & Uki, ndërsa aktorja e njohur tekstin e përshtatshëm me moshën e këngëtareve.

Blero dhe Teuta ruajnë marrëdhënie miqësore dhe Tara, edhe pse jeton me të ëmën, kalon thuajse po aq kohë me të atin, që banon prej tyre. Kjo marrëdhënie nuk është prishur as nga marrëdhëniet e reja që ka krijuar çifti pas ndarjes.

Share With:
Translate »
762 Views