Infeksionet e veshit tek fëmijët dhe si mund t’i trajtojmë ato?
Infeksionet e veshit mund të shfaqen në çdo moshë, por shumica shpesh shfaqen në moshën 6 muajshe dhe 3 vjeç. Faktorët trashëgues mund të bëjnë që disa fëmijë të jenë të prirur për infeksione të veshit. Por kjo nuk është e vetmja rrugë me anë të cilave veshi infektohet. Kujdesi që duhet treguar në këto raste është shumë i madh dhe i rëndësishëm.
Simptomat dhe shenjat
Fëmijët me infeksion të veshit shfaqin shenjat e para me ftohje, me rrjedhje të hundës, teshtimë dhe kongjestion hundor. Dhimbja e veshit ka mundësi të zhvillohet zakonisht në njërën anë. Fëmijët e vegjël, të cilët nuk mund të përshkruajnë llojin e dhimbjes, mund të ulërijnë, të bëhen irritues e të bezdisshëm. Dhimbja zakonisht shfaqet natën sepse shtypja në vesh rritet kur fëmija merr pozitën shtrirë. Infeksioni në vesh gjithashtu mund të shkaktojë temperaturë, sidomos tek foshnjat, dhe të ndikojë shumë negativisht në gjendjen e tyre emocionale.
Çfarë mund të bëni ju për ta kuruar këtë lloji infeksioni?
Mundohuni të mos mendoni për antibiotikët menjëherë kur merrni vesh që fëmijët vuajnë nga një infeksion i veshit. Kjo gjë varet shumë nga simptomat që fëmijët kanë dhe se sa serioze është situata. Por do të ishte e këshillueshme që të përdornit disa mënyra më të thjeshta dhe kura shtëpiake për të kuruar infeksionin, në rastet kur ky infeksion nuk është shumë serioz.
Amoxicilini është antibiotikë i cili përdoret më së shpeshti tek infeksionet e veshit, përderisa fëmijët nuk kanë alergji nga ai, ky ilaç është shumë efikas.
Përveç antibiotikëve ka dhe mënyra të tjera për të kuruar dhimbjet e veshit. Merrni një leckë të thatë dhe një kovë me ujë të ngrohtë dhe njomeni në të. Afrojeni leckën afër zonës së veshit dhe fërkojeni duke bërë një lëvizje të çrregullt. Fashojeni veshin apo mbulojeni sa herë që fëmijët dalin jashtë. Kjo bëhet për të mbrojtur veshin nga mikrobet dhe bakteriet që ndodhen në ajër. Nëse shihni që fëmijët vazhdojnë të kenë akoma dhe më shumë dhimbje dhe veshi fillon të përkeqësohet, duhet të kontaktoni menjëherë mjekun. Një konsultë me të do të ishte shumë e dobishme për të gjetur një rrugë zgjidhje. Nuk mund të toleroni asnjë simptomë të infeksioneve në vesh të fëmijëve sepse kjo gjë mund t’i rrezikojë atij dëgjimin për gjithë jetën.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.