Gazrat tek fëmijët dhe trajtimi i tyre
A ju shqetësojnë disa tinguj të çuditshëm që dalin nga trupi i fëmijës suaj, që i ngjasojnë një orkestre të vërtetë. Epo gazrat janë pjesë e këtij repertori kaq të madh tingush. Ka fëmijë të cilët nuk shqetësohen fare nga gazrat, por ka dhe nga ata të tjerët që cilët i konsiderojnë gazrat si pengesa ku ëshët e vështirë të përparosh.
Nuk ka disa shenja të caktuara që paralajmërojnë gazrat, prandaj është shumë e vështirë për t’i kuptuar ato. Siç e përmendëm dhe më lart disa prej fëmijëve nuk hasin aspak pengesa me gazrat, por ka dhe të tjerë që e përjetojnë keq këtë periudhë. Këta të fundit ndihen më të parehatshëm dhe të bezdisur para se gazrat të nisin. Pra nëse arrini ta kuptoni këtë tek fëmija juaj, atëherë e dini se çfarë do të thotë kjo.
Fëmijët hanë vazhdimisht dhe gjatë gjithë kohës, çka e bën organizmin të prodhojë gazra vazhdimisht dhe gjatë gjithë kohës, kjo është një tjetër arsye që i konfuzon akoma dhe më shumë prindërit për të kuptuar se kur gjërat janë serioze.
Në qoftë se e shihni fëmijën të rrotullohet vazhdimisht dhe t’i ngre këmbët lartë, do ta kuptoni menjëherë që ka një problem me gazrat. Ai po has probleme me daljen jashtë të tyre.
Ka disa gjëra që mund të bëni për t’ia bërë këtë punë më të lehtë fëmiëjve
Nëse shihni që fëmijët kanë gazra ka disa gjëra që ju mund të bëni për ta ndihmuar atë. Mund të filloni me një masazhim të pjesës së barkut të fëmijës. Ushtroni pak presion me katër gishtërinjtë e parë të duarve në zonën e stomakut të fëmijës. Më pas bëni një lëvizje si të biçikletës me këmbët e fëmijës. Këto metoda i japin një ndihmë gazrave për të dalë jashtë duke ushtruar presion mbi to. Një tjetër mënyrë efikase është dhe dushi, për ta çliruar fëmijën nga e gjithë kjo lodhje e mërzitshme.
Në qoftë se fëmijët nuk shfaqin asnjë përmirësim edhe pas këtyre udhëzimeve, atëherë ka ardhur koha të konsultoheni më mjekun e fëmijës për të marrë një informacion më të detajuar rreth asaj që po ndodh me trupin e fëmijës suaj.
Ka një mënyrë për t’i ndihmuar gazet të dalin jashtë gjatë kohës që fëmija ushqehet. Me njërën nga pëllëmbët godisni fundshpinën e fëmijës. Gazrat kanë një rrugë të gjatë për të bërë derisa të dalin jashtë, prandaj mos prisni që të dëgjoni menjëherë zhurmën sapo keni goditur fundshpinën e tij.
Mundohuni të shmangni konsumimin e tepërt të lëngjeve gjatë periudhës kur fëmijët kanë gazra. Në përbërje të tyre është i tretur ajëri, në rastet kur ato konsumohen me shumicë edhe sasia e ajërit rritet brenda në organizëm. Gjë që krijon gazrat.
Edhe pozicioni gjatë ushqyerjes është shumë themelor për daljen e gazeve. Koka e fëmijës duhet mbajtur drejt në mënyrë që rrugët e ushqimit të jenë të hapura, ku mund të kalojnë gazërat dhe ushqimi gjithashtu. Nëse ushqimi i bllokon ato. Organizmi do ta ketë shumë të vështirë që t’i nxjerrë ato jashtë.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.