Si të ndaloni gjakderdhjen nga hunda tek fëmijët

Në mungesë të informacionit prindërit bëjnë gabime të shumta kur vjen puna tek hemoragjia e hundëve. Ky gabim fillon që me pozicionin e kokës. Logjika ju shtyn që t’ia mbani kokën lart fëmijës për të mos e lënë gjakun të rrjedhë, por koka duhet mbajtur poshtë, duke e lënë gjakun të rrjedhë në një pecetë apo copë.

Kur fëmijët ju thonë që po ndjejnë gjak edhe në gojë, duhet ta lini atë ta pështyjë jashtë dhe të mos e kalojë poshtë në asnjë mënyrë, sepse mund të shkaktojë irritime të stomakut dhe të shkaktojë të vjella.

Me gishtin e madh bllokoni vrimën e hundës nga po del gjak për gati 10 minuta, pa lënë asnjë pikë gjaku të pikojë. Fëmijët e mëdhenj mund ta bëjnë vetë këtë. Gjatë këtij 10 minutshi ku hunda është e bllokuar fëmijët duhet të marrin frymë me hundë.

Në qoftë se gjakderdhja nuk ka pushuar akoma, atëherë mbajeni hundën e bllokuar edhe për 10 minuta të tjera.

Pasi gjakderdhja të ketë pushuar, mos e lejoni fëmijën të kryejë asnjë aktivitet për rreth 1 orë derisa organizmi të kthehet në normalitet.

Cilat janë rastet kur duhet të telefononi menjëherë doktorin?

Fëmijët kanë hemoragji hundësh të vazhdueshme.

Në rastet kur ka gjakderdhje, sasia e gjakut është e pazakontë.

Pasi gjakderdhja të ketë mbaruar, ajo nis sërish për disa minuta.

Gjaku që del nga hundët nuk ka një ngjyrë të zakonshme dhe kjo ju shqetëson edhe juve.

Vëreni që ka diçka të huaj në hundën e fëmijës, gungë, koçkë etj.

Në rastet kur gjakderdhja ka ardhur si pasojë e një rrëzimi apo përplasieje të kokës, duhet të njoftoni menjëherë mjekun.

Ka disa lloje ilaçesh që nxisin gjakderdhjen dhe dëmtojnë trupin e fëmijës. Menjëherë duhet të kontaktoni mjekun per te mos pasur probleme te tjera.

Si ta parandaloni gjakderdhjen nga hundët tek fëmijët?

Ajëri në dhomën e fëmijës nuk duhet të jetë i thatë, pasi ai than membranën muskulore të kapilarëve të gjakut në hundë, dhe si pasojë e kësaj ai çahet. Në ditët kur moti është i thatë atëherë drejtohuni një farmacie për të marrë ilaçin përkatës për këtë problem.

Mësoini fëmijët të mos e ngacmojnë hundën dhe të mos e mbajnë gishtin në të. Ngacmimet e hundës sjellin gjakderdhjen në disa raste. Pasi me gisht fëmijët çajnë kapilarët e gjakut.

Ka pasur raste kur hemoragjia e hundëve ka qenë paralajmëruese për sëmundje shumë serioze të shëndetit, çka do të thotë që nuk është kurrë vonë ta merrni shumë seriozisht këtë temë.

Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.

Share With:
Translate »
2675 Views