Cilat janë shenjat që tregojnë se do të bëheni nënë

Ndonjëherë testet e shtatëzanisë nuk janë aq të sakta sa priten dhe për këtë duhet të vëreni nëse ju po përjetoni disa shenja që tregojnë se jeni shtatëzanë. Ja cilat janë disa prej tyre:

  1. Enjtje

Mund të provoni enjtje tek duart dhe këmbët. Kaviljet dhe kycet mund të enjten gjithashtu për shkakt të rritjes së tensionit

  1. Dhimbje koke

Për shkak të lodhjes dhe problemeve të tjera të mëngjesit, dhimbjet e kokës janë të shpeshta tek femrat shtatzanë. Mund të jenë të lehta ose të forta.

  1. Gazra

Ky është një problem i shpeshtë, që ndikon femrat gjatë shtatzanisë. Zorrët prodhojnë më tepër gaz se zakonisht. Kjo mund të jetë e parehatshme, por mundohuni ti lëshoni gazrat nga trupi.

  1. Hundë të zëna

Kjo është simptomë që zakonisht zgjat gjatë gjithë shtatzanisë. Zona e hundës dhe është e bllokuar gjatë gjithë kohës. Por zakonisht nuk ka mbledhje mukoze.

  1. Neps

Mund të keni neps për disa ushqime. Nga ana tjetër, disa ushqime mund ti urreni sa ti shikoni. Vezët, qumështi dhe shpendët janë ushqimet që zakonisht femrat shtatzanë i urrejnë.

  1. Lëkundje humori

Rritja në qarkullimin e hormoneve mund të ndikojë tek gjendja juaj shpirtërore. Do të përjetoni lëkundje të shumta humori. Femrat shtatzëna mund të kalojnë nga të lumtura në të mërzitura për pak minuta.

  1. Lodhja

Kjo është një nga shenjat e para të shtatzanisë. Mund të ndjeni lodhje të madhe dhe ju vjen shumë gjumë, vecanërisht mëngjeseve.

  1. Ndryshime në gjoks

Shumë femra provojnë ndjeshmëri të madhe në zonën e gjoksit. Mund tu dhëmbin dhe janë të ndjeshëm kur i prekin. Gjithashtu, mund të fillojnë të rriten në masë.

  1. Njolla gjaku

Edhe pasi jeni konceptuar, mund të keni perioda më pak se zakonisht. Por në fakt janë njolla. Ndodh kur embrioni është futur në mitër.

  1. Urinim i shpeshtë

Do të filloni të urinoni më shpesh sesa zakonisht. Gjithashtu sasia e urinës do të rritet.

  1. Ndjeheni keq në mëngjes

Kjo nuk është shumë e shpeshtë, pasi kjo simptomë fillon zakonisht javën e gjashtë. Por disa femra mund ta provojnë ndjesinë e të vjellit dhe marrje mendsh, që në javën e tretë ose të katërt të shtatzanisë.

  1. Keni humbur periodën e fundit

Mungesa e periodës është shenja e parë konkrete e shtatzanisë.

  1. Lëvizje në zorrë

Shtatzania ndonjëherë shkakton kapsllëk ose diare.

  1. Ritet ndjeshmëria në nuhatje

Gratë shtatëzëna bëhen më të ndjeshme kundrejt aromave të ndyshme. Edhe aromat më të lehta mund t’ju duken shumë të forta. Kjo mund të ndodhë më së shumti me erërat e ushqimeve.

Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.

Share With:
Translate »
751 Views