Jona e BB bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë dhe foton e parë vajzës

Ish banorja e Big Brother nga ndarë me të gjithë fansat e saj një nga çastet më të lumtura të jetës së saj. Jona Kalemaj është bërë nënë për herë të dytë. Ish banorja ka zgjedhur ta quajë Santa vajzën. Ish banorja, një nga më aktivet në rrjetet sociale bëhet kështu nëna e dy vajzave.

‘Mirmengjes e bukur bote Mirmengjes i ftohti muaj Ja ku erdha un plot lote Ja ku jam dhe un mes tuaj Botes sot ju shtova une Kaq e vockel sa nje dor Kam dhe emer, sot ma vune Eshte i shenjt si ky dhjetor Quhem SANTA, emri im Qofsha keshtu vertet ne jet Do e bej un te parin urim

“Mire se ju gjeta me shendet” ka shkruar Jona krah postimit me beben e saj të sapolindur. Ajo nuk ka nguruar të postojë dhe një foto të bajzës edjhe pse ende e sapo lindur. Me këtë mesash që uron mirëseardhjen e saj, Jona na ka treguar edhe njëherë se është në kulmin e lumturisë. Vetëm disa javë më parë ajo ka tronditur median me publikimin e saj. Jona si çdo shqiptare ishte treguar maskiliste dhe lajmi se ishte në pritje të vjazës së saj të dytë. Edhe pse thellë dëshironte një djalë, ajo ka ndarë mesazhin e madh se pavarësisht gjinisë një fëmijë është bekim. ‘Eshte hera e par qe flas me ty “jet” qe akoma ske ardhur ne jet.them hera e par pasi ndoshta skam patur as guximin te te kerkoj falje per te gjjtha mendimet dhe mosdeshirat e mija kur mora vesh gjinin tende. Jam treguar maskiliste, egoiste, inatçore me ty vetem e vetem se nuk ishe djale. Tamam sikur te isha nga ata meshkuj qe duan vetem djem. Se djemt çoç do bejne ne jete.Ndryshe nga babai jot qe kurr nuk ka pyetur se çfare ishe. Mjafton qe ti te ishe mire. E di “jet” qe akoma nuk e kam falur veten? E doja djalin sepse un jam si shumica e ketij populli te mykosur ne mendime qe nese lind djale ateher ti je nje grua qe pjell flori apo nese ti lind djal ti ke ber nje mrekulli. Ne jemi popull qe urojm gjithmon “me nje djal” apo “tjeter her me djal” dmth djali duhet domosdoshmerisht ne jet. Apo kur te thon “hajd mos u merzit se e re je dhe e treta e verteta”. Jo mor jo se sjan me te mir djemt se vajzat. Vajzes i bertet dhe maksimumi shkon e mbyllet ne dhomen e saj duke perplasur deren e ndoshta dhe duke te te shar qe sben si prind, por pun e madhe. Djalit i bertet dhe shkon e hap deren e jashtme te shtepis e nuk te vjen me. Eeeehhhh sa e sa gjera kane dallime mes tyre por kryesorja eshte shprehja qe me kan then dikur “djali im, eshte djali im deri sa te martohet, por vajza ime eshte vajza ime tere jeten”. I paçi me jete femijet çfaredo qe ti kini. Jan femijet tane dhe asnje ndryshim nuk ka nese eshte djale apo vajze. Ndaj sot i kerkoj falje publikisht mrekullis qe rritet brenda meje. “Jet” qe mezi te presim ne jet…. ME FAL’ mesazhi i saj i publikuar disa ditë më parë.

Share With:
Translate »
1424 Views