Ivanka Trump shkakton panik! Prindërit nxjerrin fëmijët nga klasa

Prindërit e nxënësve në një shkollë të mesme të Connecticut janë mërzitur kur Ivanka Trump bëri një vizitë të papritur.

Disa prindër kanë nxjerrë fëmijët e tyre nga klasa të hënën, duke thënë se ishin të shqetësuar se nuk ishin lajmëruar më parë se vajza e Presidentit Donald Trump dhe këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë do të bënin një vizitë në Akademinë e Kolegjit Norwalk në Shkollën e Mesme.

Karey Fitzgerald, nga Norwalk foli për News 12 Connecticut dhe tha se prindërit duhet të kishin zgjedhur nëse duhet t’i linin apo jo fëmijët në klasë gjatë kohës që ishte Ivanka Trump.

Ajo dhe CEO i IBM Ginni Rometty folën me një grup studentësh në akademi, në lidhje me një program që lejon studentët të fitojnë diplomën e shkollës dhe të zhvillojnë aftësit teknike

Share With:
Translate »
780 Views