E gjithë bota ndal kur Amelinë e zë gjumi në kraharorin e babit
Këngëtarja Miriam Cani ka publikuar në rrjete sociale një nga fotot më të bukura të partnerit të saj Alban Skënderaj dhe vajzës së tyre Ameli.
Në këtë foto at e bijë shfaqen duke fjetur me njëri-tjetrit. Këngëtarja nuk ka mundur t’i rezistojë kësaj foto dhe menjëherë e ka publikuar në rrjete sociale.
Albani dhe Miriami vetëm pak kohë më parë sollën këngën “Dhurata” si një dedikim për vajzën e tyre, ndërkohë që pritet të sjellin së shpejti edhe versionin në anglisht.
