Surpriza e Xhaçkës për ushtarakun që do nisej për Afganistan na përloti

Një surprizë të bukur i ka bërë sot ministrja e Mbrojtjes një prej ushtarëve që do të nisej për mision në Afganistan. Në fund të fjalës përshëndetëse në ceremoninë e posacme të organizuar në pistën ushtarake të aeroportit të Rinasit, Ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka ka ftuar Eligert Çelajn që t’i afrohet foltores.

Ajo i ka uruar 24 vjeçarit ditëlindjen dhe të dy i janë bashkuar familjes së efektivit, e cila kishte ardhur enkas për ta përcjellë atë. Takimi i ngjante shumë atyre skenave të filmave ku ndarja e ushtarakëve me familjen e tyre “të këpusin shpirtin”. Emocionues ka qenë edhe takimi i efektivëve që u kthyen në atdhe pas 6 muajsh qëndrimi në Kabul, në të njëjtën ditë kur kolegët e tyre u nisën drejt Afganistanit.

“Eligerti, djali ynë i Forcës Tokësore, i fryu 24 qirinjtë e tortës së tij, në pistën e aeroportit, pak minuta përpara se të fluturonte me mision drejt Afganistanit, bashkë me shokët e tij. Gëzuar ditëlindjen, i dashur Gerti! Krenari për ty e të gjithë efektivët shqiptarë që po kontribuojnë për paqen në disa vende të botës!”, tha ministrja. / TIP

Share With:
Translate »
852 Views