Ami sapo bëri një “lëmsh” në Instagram me foton e djalit të vogël
Amarda Toska ka shkaktuar një ngatërresë të madhe sot në Instagram-in e saj. Ndjekësit e dinë që është shtatzënë dhe sapo kanë parë një foto të një gruaje simpatike, brune me një djalë të vogël në dorë, kanë nisur ta urojnë. Nuk ka rëndësi që në foto nuk është Ami dhe që fëmija është djalë ndërsa prezantuesja pret vajzë.
Në internet të gjithë jemi me nxitim, por ama mbetemi popull gojëmbël e zemërmirë që nuk i kursejmë urimet!
E vërteta e kësaj fotoje qëndron te angazhimi i Amit si drejtuese e një kompanie eventesh. Ajo ka realizuar një festë mirëseardhjeje për Adin e vogël, e gjitha me dekor bojëqielli dhe i ka postuar fotot siç bën zakonisht në profilin e saj me çdo lloj feste, por duke qenë që është dhe vetë në pritje të ëmbël dhe mamaja në foto ka të njëjtët flokë të bukur si Ami, komentuesit janë ngatërruar.

Urimet nuk humbasin, ato vlejnë për Adin e vogël që u bë i njohur!