Eno Popi jep lajmin e madh, do të bëhet baba

Moderatori i njohur dhë zëri i Top Channel, Eno Pop së shpejti do të bëhet baba i një vajze. Lajmin e ka bërë të ditur moderatorja Arbana Osmani, e cila pjesëmarrëse në “100 milionë” bashkë më Alban Dudushin, i dhuroi live Enos një biberon të vogël. Ky lajm erdhi në vigjilje të Krishtlindjes për publikun, dhe Eno i cili deri tani e kishte mbajtur të fshehtë, u ‘skuq’ kur kolegia i zbuloi këtë lajm. Kujtojmë që Arbana Osmani dhe Alban Dudushi po marrin pjesë në këto momente në programin “100” milionë, dhe nëse fitojnë të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të familjeve që iu shkatërrua gjithçka gjatë përmbytjeve. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1015 Views