Esdalini dhe Ola e sapo e vunë poshtë bredhit dhuratën më të bukur që u fali 2017-a
Viti 2017 po largohet dalëngadalë, por për çiftin e njohur të balerinëve Ola Hasani dhe Esdalin Gorani do të mbetet ndër më të bukurit në jetët e tyre, kjo sepse ata u bënë prindër të vogëlushit Oen. Ndërsa fotot dhe daljet e tij publike janë të rralla, babi Esdalini, i cili ishte i pari që na prezantoi me vogëlushin, nuk na e ka kursyer këtë foto të mrekullueshme ku duket Oen i ulur poshtë pemës, fiks në vendin e dhuratave. Me qëllim ndoshta ky pozicion si për të na treguar që ai ishte dhurata më e bukur e këtij viti. Me një rast pamë edhe shtëpinë e zbukuruar me kaq shije, me shumë gjasë nga e madhja tashmë, Olesia. /Kids’Time/
