Fotoja më cool e Krishtlindjeve vjen nga Vesa, Geri dhe Lian
Vetëm foto të bukura dhe hot që na kënaqin sytë! Duket se Big Basta dhe Vesa Luma po e shijojnë pafund ribashkimin e tyre pas një kohe relativisht të gjatë, dhe të gjithë gëzimin kanë vendosur ta ndajnë edhe me ne.

Çdo postim i tyre kohët e fundit ka marrë vëmendje maksimalë, edhe për faktin se Zelanda e Re ku ato kanë nisur jetën bashkë është diçka pak e njohur për ne, aq më tepër të imagjinojmë Krishtlindje në plazh, kur në Shqipërinë tonë temepratuarat shënojnë (-) prej disa kohësh tashmë. Fotoja tradicionale e Krishtlindjeve e vitit të kaluar që bënë çifti simpatik, do të mbetet gjatë në memorien tonë, sepse ishte viti i para i Lian në shtëpinë e tij dhe si i tillë dukej stolia më e bukur.

Por familja aventureske këtë vit na kanë sjellë një foto shumë më të bukur e më të veçantë. Me pantallona të shkurtra, me kapucë babagjyshi e brirë dreri, me pamjen e detit pas, e mbi malin Victoria, portreti familjar i këtij fundivtit s’mund të realizohej më bukur se kaq dhe për mendimin tonë është fotoja më cool e këtyre festave. /Kids’Time/
