Emocionon Jennifer Lawrence, për Krishtlindje në një vend ndryshe nga i zakonshmi
Aktorja 27-vjeçare Jennifer Lawrence priti Krishtlindjen në një spital të fëmijëve në Louisville, Kentucky.
“Jennifer Lawrence ndaloi sot në spitalin e fëmijëve në Louisville për të vizituar pacientët dhe stafin. Kjo vizitë është bërë një traditë për Lawrence çdo Krishtlindje. Faleminderit, Jennifer”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga spitali në rrjetin social “Facebook”.
