Vajza e Inva Mulës ka dhuratën që nuk e ka asnjë në botë | Video
Gjatë emisionit “Rudina” ditën e sotme ku ishte e ftuar Inva Mula bashkë me vajzën e saj, moderatorja na tregoi një detaj mjaft interesant. Rudina kishte qenë e ftuar në ditëlindjen e parë të vajzës së Invës, Nina. Dhe nga ajo ditë ruante një kujtim të bukur dhe shumë të veçantë. Nina për ditëlindje kishte marrë një kuti muzike e cila ishte krijuar posaçërisht për të nga një shoqe e sopranos në Paris. Pikërisht sot, në daljen e saj të parë në një studio televizive, moderatorja e lidhi me këtë kujtim. Kjo është nga dhuratat e personalizuara dhe më unike në botë që nuk mund t’i ketë askush! /Kids’ Time