Mjaft e pyetët lali Erin për një bebe!

Në prag festash e Krishtlindjesh të gjithë bëjmë bilancet e vitit që lamë pas dhe shprehim dëshirat për vitin e ardhshëm. Por kur një çift martohet, dëshira e vetme që supozohet të kenë nga të afërmit dhe shoqëria është të bëjnë një bebe. Ka shumë çifte të cilat martesën nuk e shohin thjesht për të bërë një bebe dhe ka shumë të tjerë që falë edukatës që kanë marrë, zgjerimin e familjes e bëjnë me planifikim, në kohën e duhur. Por shpesh, pavarësisht dëshirës, fatkeqësisht jo të gjitha çiftet arrijnë të bekohen në këtë aspekt.

Por gjërat bëhen më të vështira kur je personazh publik e aq më tepër kryetar i një bashkie. Sa herë që Erion Veliaj shfaqet në një emision televiziv me karakter argëtues, nuk e lënë pa e pyetur se kur do të bëhet me bebe. Të gjithë dëshirojmë që ai dhe çdo çift tjetër të bekohen me fëmijë por do ishte mirë që herë tjetër dëshirat t’i mbajmë për vete, pa ua shprehur drejtpërdrejt dhe pa i lënduar ndoshta aty ku u dhemb.

Dy rastet më të fundit, veç të tjerash, ku lali Erin e pyesin në lidhje me ardhjen në jetë të një fëmije, janë emisionet “Why not?” dhe “Dance With Me”. Roza Lati u mundua ta pyeste me mjaft delikatesë se kur do t’i shtohej një qytetar i ri Bashkisë Tiranë. Ndërsa mbrëmjen e sotme, i ftuar special në “Dance With Me”, Alketa e pyeti në lidhje me dëshirat që ka për vitin e ardhshëm. Dhe nuk mjaftoi me kaq, por e nxitur nga dashamirësia për të, e pyeti nëse një bebe ishte në listën e dëshirave të tij. Dhe Erioni, ashtu siç mundohet të përgjigjet çdo çift në situata të tilla u shpreh: “Le ta marrë Babagjyshi në konsideratë!”.

Ndoshta me këtë që tha, na la të kuptojmë se disa gjëra nuk varen prej nesh se kur duam t’i kemi. Ndaj le t’ia urojmë me zemër bekimet lali Erit dhe të gjithë çifteve të tjerë, pa i sikletosur me pyetjet tona dashamirëse por budallaqe. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
758 Views