Ndërsa Tian po hap dhuratat, ne i hodhëm një sy shtëpisë së Tunës dhe Patrisit

Lidhja e tyre u përfol gjatë, duke nisur nga shtatzënia e duke përfunduar tek krizat në çift. Këngëtarja e njohur, Tuna ka treguar disa momente nga atmosfera festive e Krishtlindjeve në shtëpinë e tyre.

Gjithçka duket tepër e bukur, një panoramë familjare ku Patrisi me vogëlushin e tyre duken duke luajtur në mes të shtëpisë. Pjesë e tyre janë bërë dhe disa të tjerë, që mund të jenë familjarë apo miq.

Fotografitë janë postuar nga vetë këngëtarja në llogarinë e saj në Snapchat, gjë që hedh poshtë të gjitha fjalët për krizën e saj në çift, e cila supozohej se do përfundonte në divorc.

Share With:
Translate »
1039 Views