Blue Ivy ishe dëshmitare e tradhëtisë së Jay Z ndaj Beyonce

Albumi kaq shumë i përfolur “4:44” i reperit Jay-Z përfshin disa projekte që vijnë si kundërpërgjigje ndaj albumit vizual “Lemonade” të Beyonce.

“Family Feud” i cili do të publikohet pas pak orësh shfaq Beyonce brenda një kishe teksa pret Jay-Z i cili është i shoqëruar nga vajza e tyre Blue ivy. Ajo është një dëshmitare e tradhëtisë dhe e mëkateve të tij.

Një skenë tjetër e shfaq 48-vjeçarin të ulur në dhomën e rrëfimit kur përmend “Bekin me flokë të bukur” ndërkohë që nga ana tjetër nuk ndodhet prifti por Beyonce e cila pritet që të dëgjojë dhe të falë mëkatet e bashkëshortit të saj.

“4:44” pritet të jetë një ndër albumet më personale dhe më të vlerësuara nga kritika për vitin 2017.

Share With:
Translate »
901 Views