Lajm i hidhur në familjen e reperave shqiptarë, ndërron jetë babai i dytë
Një humbje e madhe për Mozzik dhe Getinjo.
Xhaxhai i tyre që shpesh e konsiderojmë baba të dytë është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e hidhur e kanë dhënë vetë dy reperat, nëpërmjet postimeve në Instagram.
“Shpejt shkove oh Cuf. Të pushoftë shpirti legjendë, ka me t’dashtë gjithë eh kurrë s’ka me t’harru. Sot ndërroj jetë axha im Isuf Aliu”, shkruan Getinjo.
“Shumë na ke merzite o Cufoo .Pusho në paqe Axha Isuf Aliu ! Kujtimi i përjetshëm do jetë për ty “, ka shkruar pak minuta më vonë edhe Mozzik.