Dëshmia shokuese e medalistes së artë: Mjeku abuzoi seksualisht me mua që 13 vjeç

Gjimnastja amerikane McKayla Maroney, fituese e medaljes së artë në Olimpiadë si skuadër dhe e argjendit individuale në Londra 2012 ka denoncuar mjekun e skuadrës për abuzim seksual. Ndaj mjekut të skuadrës amerikane Larry Nassar janë ngritur rreth 140 padi nga vajza gjimnaste për abuzim seksual gjatë kohës që ai shërbente në skuadër.

Në një rrëfim që ka bërë në rrjetet sociale ajo ka treguar se abuzimi seksual ka nisur që në moshën 13 vjeçare kur iu bashkua ekipit kombëtar. Ajo tha se mjeku e kishte thirrur për një “trajtim special” i cili sipas saj vazhdoi deri ditën që ajo u tërhoq nga sporti.

Ajo që është më e rëndë në këtë histori është se Federata Amerikane e Atletikës i kishte dhënë 1.13 milionë dollarë që ajo të heshte dhe të mos e raportonte skandalin. Paratë ishin justifikuar si trajtim psikologjik për dhunën.

Maroney u bë e famshme pasi gjatë marrjes së medaljeve ajo bëri një fytyrë të trishtuar, gjë e cila u përsërit edhe në pritjen me Presidentin Obama duke u bërë më pas virale. 

Share With:
Translate »
803 Views