Nëna zbulon zgjidhjen për prindërit, ja si të shpëtoni nga e qara e foshnjes natën

Një nënë ka shpërndarë një mënyrë të thjeshtë sesi të ndihmoni bebushat tuaj që të flejnë gjumë gjatë gjithë natës.

Ideja e nënës është testuar edhe nga prindër të tjerë që kanë mbetur shumë të kënaqur.

Laura Gerson nga Essex në Angli, ka zbuluar se si e vendos vajzën e saj 11 muajshe në gjumë, e rrethuar nga shumë rrensa, e bën vajzën e vogël që të arrijë të kapë një rrens gjatë natës kur zgjohet duke qarë.

Kjo do të thotë se Laurës nuk i duhet që të çohet natën dhe të merret me vajzën.

Postimi në Facebook ka marë aprovimin e dhjetëra nënave të tjera të cilat dëshpërimisht kishin nevojë për këshilla, më në fund e gjetën zgjidhjen.

Laura e ka shpërndarë rutinën e çuditshme në një grup në Facebook, shoqëruar me një foto të vajzës së saj, Amelia, e cila është e rrethuar nga rrensa:

“Që kur vajza ishte 3 muajshe, ajo ka shkuar në krevat me shumë rrensa.

Zbulova që kur vajza qante gjatë natës, ajo çfarë donte ishte një rrens dhe do e zinte gjumi menjëherë.

U bënë 8 muaj që nuk çohem natën”.

Share With:
Translate »
825 Views