Nuk është vetëm Kate shtatzënë, familja mbretërore jep lajmin e bukur për nusen tjetër
Sikur të mos mjaftonte lajmi për shtatzëninë e dukeshës Kate- një tjetër fëmijë mbretëror pritet të vijë në jetë shumë shpejt.Mbesa e mbretëreshës, Zara Tindall dhe bashkëshorti i saj Mike Tindall po presin fëmijën e tyre të dytë. Ky lajm ka lumturuar të gjithë anëtarët e familjes mbretërore, pasi Zara Tindall ka pasur një abort të vështirë dhjetorin e kaluar. Bebi pritet të vijë në jetë pasi Duka dhe Dukesha e Kembrixhit të mirëpresin fëmijën e tyre të tretë këtë pranverë.
Zara Tindall dhe Mike Tindall kanë edhe një vajzë tre vjeçare të quajtur Mia. Oborri i familjes mbretërore do të mbushet plot me fëmijë. Tani presim që një lajm të tillë të dëgjojmë nga Princ Harry dhe Meghan Markle.