VIP-at që i kanë partnerët më të vegjël se fëmijët e tyre!
Thonë se dashuria nuk njeh moshë e këtë e vërtetojnë më së miri edhe njerëzit e famshëm, ku partneret apo partnerët i kanë me një diferencë mjaft të madhe moshe.
Në krye të listës si personi më i madh në moshë dhe me diferencën më të madhe me partneren, sipas “PageSix”, qëndron 92-vjeçari Dick Van Dyke dhe partneres së tij Arlene Silver, 46 vjeç. Ajo është 20 vjet më e vogël se djali i Dick,. Barry.
Më pas vijnë David Foster, bashkëshortja e të cilit është dy vjet më e re se vajza e tij, Erin. Partnerja e Lenny Kravitz, Barbara është vetëm një vit më e madhe se thjeshtra e saj, Zoe.
74-vjeçari Mick Jagger e ka partneren 34 vite më të re, por edhe 16 vjet më të vogël se vajza e tij Jade. Edhe babai i motrave bukuroshe Gigi dhe Bella, i cili ka dhe dy vajza të tjera në të 30-tat, Alana dhe Marielle, partneren e tij e ka 36 vjeçe.
Mr. Bean i famshëm, është në pritje të fëmijës së tij të tretë, me 33-vjeçaren Louise Ford. Ai është 69 vjeç dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.
Klani Kardashian renditet në listë me Kris Jenner. Partneri i saj, Corey Gamble, është vetëm një vit më i vogël se Kourtney.
David Foster, 68 vjeç Katharine McPhee, 33 vjeç

Dik Van Dyke, 92 vjeç dhe Arlene Silver 46 vjeç

Patrick Stewart 77 vjeç dhe Sunny Ozeil, 39 vjeç

Kris Jenner, dhe Corey Gamble, 37

Rowan Atkinson, 63 vjeç dhe Louise Ford, 33 vjec

Mohamed Hadid, 69 vjeç dhe Shifa Safai, 36 vjeçe

Mick Jagger 74 vjeç dhe Melanie Hamrick, 30 vjeç

Lenny Kravitz, 54 dhe Barbara Fialho, 30 vjeç