Dekorohet pas vdekjes Sokol Baraj, shkatërruesi i bandave të 97-ës, i biri mban fjalimin prekës: U la në harresë…

Ish-zëvendësministri i Brendshëm Sokol Baraj, vitin që lamë pas u nda nga jeta si pasojë e një ataku në zemër .

Sot Baraj ka marrë pas vdekjes nga Presidenti Meta dekoratën e artë të shqiponjës, që i është dorëzuar djalit dhe bashkëshortes së ve me rastin e 105 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit. Djali i ish-drejtuesit të ndjerë të Policisë, mbajti një fjalim nderi përpara të pranishmëve.

“Ndihem i privilegjuar të jem këtu në emër të babait tim që s’jeton më e ka lënë një boshllëk të madh, kjo dhimbje kaq e madhe s’është e lehtë të kalohet por çdo vlerëism nga ana juaj është ngushëllim”, tha djali i Barajt.

“Arritjet e tij unë i kam kuptuar në një moshë shumë të madhe se ai nuk tregonte si drejtues por si një nënpunës i thjeshtë duke filluar që nga baza e deri në majë të piramidës nga 97 deri tani u la në harresë, unë e vlerësoj këtë dekoratë dhe falenderoj zotin Xhafaj që e propozoi, zotin Meta që pranoi këtë dekoratë, ndihem i privilegjuar që jam mes jush e kolegëve të tim eti, kjo është edhe meritë e juaja që i keni qendruar pranë në një moment të vështirë”, tha djali i ish-drejtuesit të policisë Sokol Baraj, i cili u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare dhe la gjurmë me punën e tij gjatë periudhës së vështirë të 97-ës. Baraj njihet si shkatërruesi i bandave të rrezikshme të vitit 1997.

Share With:
Translate »
757 Views