Njihuni me familjen që la pas Rexhep Çeliku
Rexhep Çeliku “vallëtari fluturues”, Nder I Kombit, një nga ikonat e Ansamblit Popullor Shqiptar është shuar përgjithmonë në orët e para të ditës së premte pas një sëmundjeje të rëndë. Vetëm dy ditë më parë presidenti I vendit Ilir Meta e dekoroi atë me “Nder I Kombit” , titull të cilin artisti e pranoi vetë në ceremoni.
“Shqipen fluturuese”, Rexhep Çeliku, në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”, thuhej në motivacionin e presidentit.
Ai la pas vetëm dy vajza Megin dhe Imeldën dhe bashkëshorten e tij të cilave do t’ju mungojë përgjithmonë. Ai do t’i mungojë përgjithmonë Shqipërisë! /Kids’Time/
