Kur është koha e duhur për t’i dhënë fund përdorimit të beberonit nga fëmijët e vegjël?
Beberonat janë sende që përdoren tek fëmijët e vegjël për të krijuar idenë e gjirit të nënës dhe njëkohësisht kruajnë mishin e dhëmbëve që është gati për të shpërthyer. Një tjetër funksion i beberonit tek fëmijët është të ulë nivelin e stresit. Tingëllon e çuitshme, por në rastin e fëmijëve nën 4 vjeç, ai i ndihmon ata të largojnë mendjen nga gjërat e këqija dhe frika. Po në qoftë se ua keni ndaluar gjirin fëmijëve dhe të gjithë dhëmbët kanë dalë, a duhet ta ndaloni fëmijën të përdorë akoma beberonin? Nëse po, si mund ta bëni këtë? Përgjigjjet e këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera do ta gjeni duke lexuar më poshtë.
Nuk ka një moshë të përcaktar që fëmijët të heqin dorë nga përdorimi i beberonave, por sa më e vogël të jetë ajo aq më mirë do të ishte për ta. Në shumicën e rasteve zakoni i beberonave vazhdon deri në moshën 4 vjeçare. Por ashtu siç ka anët e tij pozitive, patjetër që ka dhe ato negative. Fëmijët të cilët përdorin beberonin deri në një moshë të madhe, deskriminohen nga të tjerët. Kjo për shkak se beberoni konsiderohet një objekt për bebe. Por nuk është kjo e vetmja e keqe e beberonit. Po të fokusoheni tek ana shëndetsore, tek fëmijët e moshës 4-5 vjeçare, ku dhëmbët e qumështit kanë dalë, beberoni krijon deformimin e tyre. Gjithashtu ai rrit shanset që fëmija të bëhen thuthuq.
Si mund ta ndihmoni fëmijën të heqë dorë nga beberoni?
Dita e parë: Beberoni është bërë pjesë e rutinës tashmë, dhe fëmijët arrijnë ta kuptojnë kur ai mungon. Sapo ai të ngrihet në mëngjes do të fillojë ta kërkojë atë. Përpiquni t’ia tërhiqni vëmendjen me një objekt tjetër, me pak fjalë duke ndërhyrë në rutinën e tij, ku mungon beberoni. Por duhet ta dini që fëmijët e kuptojnë këtë dhe shpesh herë nuk reagojnë mirë. Por nuk duhet të shqetësoheni, pasi si të rriturit edhe fëmijët nuk përshtaten shpejt me ndyshimet.
Dita e dytë: Nëse fëmijët nuk kanë arritur të ambientohen akoma me këtë ndyshim, atëherë ka ardhur koha të tregoheni pak më të vendosur. Diskutojeni me fëmijën atë çka lexuat më sipër dhe ruani një ton zëri që e bën fëmijën të kuptojë që gjërat janë vërtetë serioze. Pas kësaj ju mbetet të vëzhgoni rezultatet.
Dita e tretë: Është koha që të filloni të eleminoni përdorimin e beberonave brenda në shtëpi. Sa herë që fëmijët pësojnë luhatje humori, ata kërkojnë beberonin. Mos ua plotësoni këtë kërkesë, dhe do të shihni që ata do të fillojnë të mos e kërkojnë më. Të njëjtën gjë bëni sa herë që ndodheni jashtë shtëpisë.
Dita e tretë: Fëmijët do të jenë bindur pas gjithë asaj përpjekje që ju po bëni. Nëse po, kërkoini fëmijës t’i mbedhë të gjithë beberonat që ndodhen në shtëpi. Është e rëndësishme që ata ta bëjnë me dëshirë këtë dhe jo të imponohen nga ju. Sëbashku vendosini ato në një qeshe dhe hidhini në kosh, ku mund të merren nga makina e mbeturinave për t’u ricikluar.
Përshtati: B. Lica/ Kids’ Time.
Burimi: Parents Magazine.