Pas 3 lëndë në 6 orë, nisma e re: Një lëndë brenda 3 muajsh
Ndryshimi i skemës së re e mësimit që do të aplikohet nga muaji shkurt ka bërë që shumë mësues, prindër, e fëmijë të gjenden të papërgatitur mbi mënyrën sesi do të funksionojë.
Sipas skemës së re do të marrin fundit orët e mësimit me nga 45 minuta dhe fëmijët do të marrin më pak libra me vete.
Drejtoresha e gjimnazit ‘Petro Nini Luarasi’, Teuta Braçaj e cila ishte pjesë e grupit të punës që hartoi skemën e të procesit mësimor ka shpjeguar se si do të aplikohet.
Gjithashtu Braçaj shpjegoi se në shtator mund të aplikohet në metodë tjetër mësimdhënie, ku lëndët nuk do të zgjasin përgjatë gjithë vitit shkollor, por vetëm 3 muaj.
Teuta Braçaj: “Si do të menaxhohet kjo nisëm? E para të gjitha shkollat kemi filluar të bëjmë një orar të ri. Orët tani do të jenë të bashkuara. Nëse kemi një lëndë që deri tani është bërë dy herë në javë, tani ajo do të bëhet 1 herë në javë 2 orë bashkë. Këto dy orët vërtet duket sikur është 90 minuta por nuk është pa pushim, 5 minutëshi do të jetë pas 45 minutave.
Kemi menduar që pas dy orëve të para të bëhet pushimi i madh, duke menduar që nxënësit në mëngjes vrapojnë, dikush ka ngrënë mëngjes dikush jo, ngakesa e dy orëve bashkë me të njëjtin mësues. Pastaj do të jetë ora e 3-të dhe e 4-t dhe prap pastaj do të bëhet 10 minuta pushim, më pas ora 5 dhe e 6-të.
Nxënësit i ikën dhe ai stresi. Që vinte në shkollë i stresuar. Mësonte shumë mirë 2-3 lëndë dhe pastaj mendonte të largohej nga ora e mësimit. Dhe këtë e mendojmë si pozitive që tani nxënësit nuk do mendojnë të se nga cila orë e mësimit do largohet pasi do marrë 2 mungesa dhe e dyta do i kushtojë pasi brenda atij 2 orëshi do mësojë nuk është se thjesht do të dëgjojë. Deri në fund të vitit do shikojmë sesi do ecë.
Ne si mësues e kemi parë dhe në këtë profil se lënda e cila ka dy orë në javë sot, do bëhet vetëm 1 herë në javë dhe kemi merakun tjetër se me nxënësit që do takohemi vetëm 1 herë në javë do ta kenë harruar. Por është dhe ana tjetër, vërtet bëhet një herë në javë por në atë 9- minutësh ka bërë detyrat e shtëpisë, ka zgjidhur të gjitha pyetjet që ka në fund të mësimit dhe ne ia japim në shtëpi.
Do shikojmë sesi do ecë kjo periudhë dhe në shtator nëse do ecim me këtë lloj metode ne kemi hedhur dhe një ide tjetër që mbledhim lëndët. Lënda që sot bëhet dy orë në javë të bëhet 6 herë në javë dhe të mbarojë brenda një 3 mujori.
Mbaron fizika tremujorin e parë, biologjia tremujorin e dytë dhe kimia tremujorin e tretë dhe i bie që të ketë më pak lëndë brenda tremujorëve. Në fund e plotëson të gjithë programin shkollor. Është mendësia e mësuesit ajo që do ndryshojë duke menduar jo çfarë njohurish jam duke dhënë por sesi do ta organizojë këtë 90 minutësh.
Është lehtësim për nxënësit, kurse mësuesve i ka hapur punë pasi duhet të mendohet mirë sepse disa mësues janë me metodën e vjetër ku duhet që vetëm ai të shpjegojë dhe nxënësi në shtëpi ta kuptojë mësimin dhe ta bëjë mësimin vetë.”