Barku i shërben si tavolinë tashmë, shkrihuni së qeshuri me foton e fundit të Eminës
Supermodelja Emina Cunmulaj është një vajzë mjaft origjinale. Ajo jeton në mes të luksit, por vetëm jetën e shtrenjtë nuk reklamon. Ajo bën postime aq reale, sa çdo vajzë e thjeshtë i kupton. Në këtë periudhë që ajo ndodhet vetëm një vajzë shtatzënë e kupton. Emina është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Teksa shijon këto ditë të ëmbla, duke parë televizor, Emina na tregon që tashmë barku i fryrë është tavolina e re.

Përveç se ka vendosur pultin në bark, Emina po flet ndërkohë në telefon dhe në fytyrë ka vendosur një maskë të bardhë. Me pizhama dhe këmbëkryq, gratë shtatzëna me siguri e kuptojnë këtë rehati…