Pas 30 vjetësh vjen një fëmijë në familjen kryeministrore

 Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka njoftuar se është shtatzënë. Ardern bëri një postim në Instagram ku tregoi se ajo dhe partneri Clarke Gayford, po prisnin fëmijën e tyre në qershor, pas së cilës ajo planifikoi të marrë pushim gjashtë javë. 37 vjeçarja bëhet udhëheqësja e dytë në botë që do lindë ndërkohë që është në detyrë dhe e para që do e bëjë këtë në pothuajse 30 vjet. Në vitin 1990, Benazir Bhutto lindi një vajzë ndërsa shërbeu si kryeministre e Pakistanit në atë që u raportua të ishte e para për një udhëheqëse në detyrë, në vend të familjeve mbretërore. Ardern u bë kryeministrja më e re e Zelandës së Re që nga viti 1856 kur formoi një koalicion të qendrës së majtë në muajin tetor. Statusi i saj bëri që të merrte shumë komente pozitive.

Share With:
Translate »
1023 Views