Emina shtatzënë, vajza e madhe e shtëpisë nuk bëhet xheloze por mezi pret të lindë bebi
Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj po përjeton pritjen e dytë të ëmbël. Lajmi se ajo ishte shtatzënë për herë të dytë na gëzoi të gjithëve dhe sidomos familjarët. Por ajo që mezi po pret ardhjen e bebit në jetë është vajza e madhes së modeles, Ella.
Emina ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram me të bijën ku kjo e fundit e përqafon barkun e mamit. Ndoshta është shpejt që ajo të fillojë të ndihet xheloze për bebin por siç duket nga fotoja dhe siç e konfirmon edhe Emina, Ella mezi pret të lindë bebi! /Kids’ Time
