Dashuri motrash në govatën e vajzës së Aurela Gaçes

“Kush ka vajza, botën ka” – thonë vargjet e këngës popullore. Dhe po njësoj është e bekuar edhe këngëtarja Aurela Gaçe. Ajo ka dy vajza, Grace dhe Abigail. Por jo vetëm e ëma por edhe vajzat janë të bekuara që kanë njëra-tjetrën.
Një shprehje tjetër thotë se një vajzë pa motër është si një zog pa krahë.
Dhe gjithë këtë dashuri dhe mbështetje për motrën, Aurela na e ka përmbledhur në një çast. Bëhet fjalë për foton e postuar në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet Grace, vajza e madhe e këngëtares, duke larë të voglën Abigail. Ku ka më bukur për një nënë se të shohë dashurinë mes trashëgimtareve të saj edhe në govatë?! /Kids’ Time

Share With:
Translate »
896 Views